Dr Megi Zeqaj është diplomuar në Degën e Stomatologjisë pranë Fakultetit të Mjekësisë dhe Kirurgjisë në Universitetin e Romës "Tor Vergata" në vitin 2020. Po në këtë universitet, në vitin 2021, përfundoi Masterin e Nivelit të II-të në Ortognatodonci, të fokusuar tek ortodoncia moderne dhe teknika MBT.
E përkushtuar ndaj përditësimit të vazhdueshëm profesional, Dr. Megi ka kryer një sërë kualifikimesh të avancuara: në vitin 2022 kreu kursin "Si të punojmë edhe me maskerinat transparente"; në vitin 2023 u certifikua në Milano për endodoncinë e dhëmbëve të qumështit dhe po atë vit u kualifikua nga "Medifeel Albania" për aplikimet e toksinës botulinike dhe aplikimin e fillerave në mjekësinë estetike; ndërsa në vitin 2024 u certifikua në Osimo për fasetat direkte me kompozitë. Më tej, në vitin 2025, ajo u certifikua nga Shoqata e Ortodontëve Shqiptarë (SHOSH) në bashkëpunim me "Nuvola" për ortodoncinë e avancuar dhe trajtimin e rasteve komplekse me maskerina transparente, ndërsa në vitin 2026 u certifikua për Endodonci të Avancuar.
Aktualisht, praktika e saj klinike ndërthur ortodoncinë moderne, endodoncinë pediatrike e të avancuar, si dhe estetikën e avancuar dentare e faciale, duke ofruar trajtime bashkëkohore dhe mini-invazive.
