Albert Gjata është master laborant dentar me mbi 48 vjet eksperiencë profesionale, karriera e të cilit nisi në vitin 1976, duke e bërë atë një nga laborantët dentarë me më shumë eksperiencë në të gjithë vendin.
Në vitin 2005, ai përfundoi specializimin e tij në Universitetin e Graz, Austri, duke fituar ekspertizë të thellë në punimet teleskopike, implantologji, full-ceramic dhe modelim, si edhe njohuri të avancuara në estetikën e dhëmbëve dhe okluzionin e gojës. Në vitin 2006, u specializua gjithashtu në Universitetin e Graz në teknologjinë dixhitale CAD/CAM dhe Zirkon Art Ceramics, duke u bërë i pari në Shqipëri që prezantoi dhe implementoi teknologjinë CAD/CAM në laboratorin dentar — një teknologji e cila përdoret gjerësisht edhe sot në modelimin e dhëmbëve të zirkonit.
Kombinimi i përvojës së jashtëzakonshme praktike, specializimeve të avancuara europiane dhe visionit pionier në dixhitalizimin e protetikës dentare shqiptare e bëjnë atë një nga figurat më të spikatura dhe me ndikim në fushën e laboratorisë dentare në Shqipëri.
