Që në momentin që hyni në klinikën tonë, do të kuptoni pse KissDent është ndryshe.
Ne kombinojmë eksperiencë shumëvjeçare, të gjitha shërbimet dentare në një vend dhe një atmosferë të ngrohtë dhe qetësuese, duke e kthyer vizitën tek dentisti në një përvojë pozitive.
Stafi ynë miqësor dhe profesional siguron që çdo konsultë të jetë e qartë, e detajuar dhe pa stres,arsyeja pse pacientët tanë na besojnë prej vitesh.
E vendosur në qendër të Tiranës, me 30+ vite eksperiencë, KissDent ju garanton kujdes dentar të nivelit të lartë dhe një rezultat të vetëm: do të largoheni me një buzëqeshje të bukur dhe një ndjesi freskie në fytyrë.
Trashëgimia profesionale që nis në vitin 1976, e kombinuar me teknologjinë digjitale moderne, përbën sot themelin mbi të cilin ndërtohet identiteti i KissDent.
Sot, KissDent funksionon si një qendër dentare digjitale e integruar, e vendosur në një nga zonat më të konsoliduara të Tiranës.
Në klinikë realizohen trajtime të plota dentare për fëmijë dhe të rritur nga profilaksia dhe terapia konservative, deri tek kirurgjia orale, implantologjia, protetika dhe ortodoncia, të gjitha brenda një strukture të organizuar sipas standardeve bashkëkohore europiane.
Në qendër të çdo trajtimi që realizojmë qëndron funksioni afatgjatë, saktësia klinike dhe respekti për biologjinë natyrale të pacientit. Çdo plan trajtimi ndërtohet mbi analiza të detajuara dhe protokolle të qarta, me bashkëpunim të sinkronizuar midis klinikës dhe laboratorit. Qëllimi ynë është stabiliteti në kohë, estetikë e balancuar dhe rezultate të qëndrueshme. Trajnimi i vazhdueshëm dhe investimi në teknologji bashkëkohore janë pjesë integrale e këtij standardi pune.
1976
Me rrënjë profesionale që nga viti 1976, klinika jonë dentare ka ndërtuar një traditë të fortë në kujdesin e shëndetit oral, duke kombinuar përvojën e gjatë me teknologjitë më moderne.
2005
Karriera jonë profesionale në stomatologji fillon në vitin 1976, duke ndërtuar për dekada një bazë të fortë klinike dhe laboratorike. Gjatë viteve të para, përvoja u formësua në struktura akademike dhe publike, duke krijuar disiplinë pune, thellësi klinike dhe standard profesional të qëndrueshëm. Me hapjen e praktikës private në vitin 1993, zhvillimi profesional mori një drejtim të pavarur, me fokus të vazhdueshëm në trajnim, përditësim shkencor dhe rritje të kapaciteteve laboratorike.

2005
Viti 2005 shënon një moment historik në zhvillimin e stomatologjisë digjitale në Shqipëri. Në këtë vit, laboratori ynë u bë i pari në Shqipëri që implementoi sistemin CAD/CAM të kompanisë gjermane Degudent (sot pjesë e Dentsply Sirona), duke futur për herë të parë restaurimet me zirkon të prodhuara në mënyrë plotësisht digjitale. Implementimi i kësaj teknologjie u parapri nga trajnimet dhe certifikimet Master të realizuara në Vienë dhe në Universitetin e Graz-it, duke vendosur që në fillim një bazë të fortë akademike dhe teknologjike. Po në vitin 2005 u prezantua në laboratorin tonë porcelani Kiss (Dentsply) — moment që më vonë frymëzoi edhe identitetin e brand-it KissDent.


2006
Që nga viti 2006, fusha e implantologjisë dhe protetikës mbi implante u zhvillua në bashkëpunim me kirurgë të trajnuar në Austri, duke vendosur protokolle pune të strukturuara sipas standardeve europiane. Formimi pasuniversitar dhe trajnimi i vazhdueshëm përbëjnë një nga shtyllat kryesore të filozofisë sonë profesionale. Edukimi është realizuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Austri (Vienë), Gjermani (Köln), Finlandë (Helsinki), Itali (Milano), SHBA (New York), Monako dhe Francë (Sallanches).
2015
Në vitin 2015 u realizua rinovimi i plotë i sistemit CAD/CAM me instalimin e sistemit gjerman vhf S1 me 5 akse, një teknologji që mundëson përpunim me precizion të lartë të zirkonit, titanit, qeramikave të avancuara dhe materialeve të tjera restauruese moderne. Modeli i punës së integruar — klinikë dhe laborator brenda të njëjtës strukturë — garanton kontroll të plotë mbi cilësinë, saktësinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të çdo restaurimi.


Sot
Sot, KissDent funksionon si një qendër dentare digjitale e integruar, e vendosur në një nga zonat më të konsoliduara të Tiranës. Në klinikë realizohen trajtime të plota dentare për fëmijë dhe të rritur nga profilaksia dhe terapia konservative, deri tek kirurgjia orale, implantologjia, protetika dhe ortodoncia, të gjitha brenda një strukture të organizuar sipas standardeve bashkëkohore europiane. Trashëgimia profesionale që nis në vitin 1976, e kombinuar me teknologjinë digjitale moderne, përbën sot themelin mbi të cilin ndërtohet identiteti i KissDent.


EXCELLENT Based on 559 reviews Posted on Diane WesterfieldTrustindex verifies that the original source of the review is Google. Excellent, wonderful, superb! Best Dental visit my husband and I have ever had anywhere in the world! New technology for cleaning our teeth using airflow polisher, which we haven't had in the United States, in addition to standard Ultrasonic scaler water pick. Gentle, quick, professional, clean, super friendly and professional. Excellent experience! Both my husband and I agree this is the best dental experience ever!Posted on Click Thru Media Click Thru MediaTrustindex verifies that the original source of the review is Google. Absolutely fantastic service and happy with the results!Posted on Blemond KariqiTrustindex verifies that the original source of the review is Google. Erdha te KissDent per nje kontroll dhe mbeta shume i kenaqur dhe jan shum mikprites dhe shume profesionalPosted on Fabio I.Trustindex verifies that the original source of the review is Google. La migliore clinica mai trovata a Tirana per professionalità, competenza, disponibilità, cortesia, pulizia, onestà, trasparenza. Anche mia figlia di 12 anni ha trovato in loro la piena fiducia e pazienza che in Italia non abbiamo mai trovato (dopo aver provato sette studi dentistici). Posizionati in zona centrale, proprio vicino allo stadio di Tirana, devo dire che una realtà simile è davvero difficile da trovare anche nelle migliori cliniche europee che ho avuto modo di visitare. Complimenti a tutto lo staff che non smetterò mai di ringraziare, soprattutto la Dottoressa Megi e RenataPosted on brion brionTrustindex verifies that the original source of the review is Google. Kam mbetur jashtëzakonisht i kënaqur me shërbimin te KissDent në Tiranë! Që në momentin e parë u ndjeva i mirëpritur dhe shumë rehat. Stafi është tepër profesional, i sjellshëm dhe i kujdesshëm në çdo detaj. Mjekët shpjegojnë çdo procedurë me qetësi dhe të japin siguri gjatë gjithë trajtimit. Klinika është shumë e pastër, moderne dhe e pajisur me aparatura bashkëkohore. Rezultati ishte perfekt dhe tejkaloi pritshmëritë e mia. E rekomandoj pa asnjë hezitim për këdo që kërkon cilësi, profesionalizëm dhe kujdes maksimal dentar.Posted on Екатерина СиненкоTrustindex verifies that the original source of the review is Google. Я була в цій клініці вже не вперше. Сьогодні в мене випала стара коронка з зуба і вони прийняли мене вже через 15 хвилин і допомогли з цією проблемою. Дуже дякую!Posted on Olivia ShpataTrustindex verifies that the original source of the review is Google. I had a great experience at Kissdent. The staff were super lovely, very helpful, and informative throughout the whole process. They made me feel comfortable and explained everything clearly. The work they did was amazing, and I’m very happy with the results. Highly recommended!Posted on Goutam ReddyTrustindex verifies that the original source of the review is Google. Great service. Friendly staff. Excellent work. Great pricing. Feels like a “family” environment. Also, Renata was super helpful in explaining the procedures and translating between the dentists into English and Italian.Posted on Carolyn FoxTrustindex verifies that the original source of the review is Google. As a foreigner in Tirana, I couldn’t have asked for a better experience at a dental office. I requested a last-minute appointment and they were able to fit me in the next day. I came in complaining of some pain and they listened to my concerns. They did a great job with the cleaning and 3D x-ray, and talked about how to help me in my situation. They spoke wonderful English and I felt very cared for. I would highly recommend this dental office. Thank you so much for the great care!! It’s a little tricky to find, when you get to the building where it’s located you need to go to the back corner and that’s where you’ll find the entrance.Posted on RickyTrustindex verifies that the original source of the review is Google. I started coming to KissDent over 2 years ago. I was a nervous patient, previously avoiding the dentist for years. That has changed thanks to Megi at KissDent. Megi is so careful and reassuring, I started to feel more comfortable each visit and now I actually enjoy my trips to the dentist. The team at KissDent are all amazing. I am thankful to you all for my beautiful smile and for improving my confidence. I wouldn’t want to go anywhere else 🤩🫶🏼Verified by TrustindexTrustindex verified badge is the Universal Symbol of Trust. Only the greatest companies can get the verified badge who has a review score above 4.5, based on customer reviews over the past 12 months. Read more
Përkushtimi ynë është që çdo pacient të ndihet i sigurt, i vlerësuar dhe të largohet nga Kissdent me buzëqeshje të përsosur!
2026 © Kissdent. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
2026 © Kissdent. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Na shkruani
