April 9, 2021 marin

Fasetat dentare (Veneers)

Fasetat vendosen në sipërfaqen e përparme të dhëmbëve.

Fasetat perdoren per korrigjime estetike te dhembeve. Ne kohet e sotme fasetat kane nje perdorim mjaft te gjere ne klinikat dentare. Pacientet duhet te informohen mire te dentisti para se te bejne fasetat. Ato behen kryesisht ne paciente qe kane dhembe me kolor jo estetik, apo me dhemb ne forma jo te rregullta.

Fasetat behen me dy lloje materialesh:

  • EMAX
  • KOMPOZIT

Emax-i ose porcelain eshte material qe ka shume vite qe perdoret. Ky material eshte i forte, realizohet nje estetik shume e mire, por dhembi hahet ne pjesen e perparme dhe anesore ne menyre qe faseta te vendoset mbi dhembe dhe ta kap dhembin ne te gjitha anet e tij pervec  pjeses se pasme, e cila nuk preket. Fasetat emax behen per 1 – 2 dite.

Kompoziti eshte nje material i cili ka filluar te perdoret me se shumti ne kohen e sotme. Ky material ka dal ne menyre, qe dhembi mos te hahet si ne rastin kur vendoset fasete porcelani por te lemohet. Pra, evitohet ngrenia e dhembeve. Estetika edhe me kompozit realizohet shume mire. Fasetat me kompozit behen brenda nje seance.

Pacienti informohet per te dyja materialet dhe vendos te bej fasetat, duke marre parasysh dhe sygjerimin qe i ben dentisti.