Stomatologji parandaluese për fëmijë
Ne i kushtojme nje rendesi te vecante trajtimit te femijeve, i cili fillon qe ne menyren e komunikimit me ta dhe prinderit e tyre, sepse duam qe femijeve t’u krijojme nje atmosfere miqesore, qe ata te vijne me shume deshire tek KissDent. Ndersa prinderve u japim sugjerime dhe keshilla se si duhet te bisedojne dhe bashkepunojne me femijet, per t’i “bindur” qe femijet e tyre te mjekojne dhembet.
Keshilla te thjeshta per prinderit:
- Lajini dhembet me femijet (bebe) qe kur u del dhembi i pare (momentin e larjes se dhembeve beheni zbavitese) dhe keni per te pare qe femija juaj kur te rritet do te laje gjithmone dhembet.
- Femijet duhet te shkojne te dentisti qe kur jane te vegjel, pa filluar qe t’i prishet ndonje dhemb, sepse midis femijes dhe dentistit krijohet nje ‘’miqesi ‘’ e cila shperblehet me dhembe te shendetshem…
- Cojini ne cdo 3 muaj te dentisti.
- Duhet te jeni te vemendshem, qe kur femijes suaj i dalin dhemballet e perhershme te cilat dalin rreth moshes 6 vjec, ju duhet ti coni te dentisti per te bere silantim te dhemballes.
- Femijet duhet te bejne cdo 6 muaj fluorizimin e dhembeve.
Çfare eshte silantimi i dhemballave?
Silantim i dhemballeve eshte nje mbushje plastike qe i behet dhemballes ne pjesen ku pertypet ushqimi, ne fisurat e dhemballes (gropezat e dhemballes).
Ky veprim behet per te mbrojtur dhemballet e perhershme nga karies (prishja), sepse fisurat (gropezat) te dhemballa mbushen me nje material te holle plastike dhe keto gropeza duke u mbushur me kete lloj materiali, ben qe te mbrojne dhemballen nga grumbullimi i ushqimeve sepse pastrohet me lehte, dhe nuk ngecin ushqime… per kete arsye eshte e domosdoshme silantimi i dhemballeve.
Silantimi i dhemballeve eshte nje proces shume i thjeshte dhe i pranueshem nga femijet.
Fluorizimi i dhembeve:
Fluorizimi eshte nje process i thjeshte qe behet te dentisti. Fluorizimi mbron dhembet tuaj duke i bere ata me te forte dhe me rezistent ndaj acidit, jo vetem qe zvogelon rrezikun e prishjes se dhembeve. Fluorizimi behet me xhel i cili aplikohet drejtperdrejt ne siperfaqen e dhembit per te parandaluar prishjen e dhembeve.