Zbardhimi i dhëmbëve
A i dëmton dhëmbët zbardhimi?
Pergjigja eshte JO, zbardhimi i dhembeve si trajtim nuk ka asnje efekt negativ ne smaltin e dhembeve. Nuk ka asnje te dhene shkencore qe te vertetoje se peroxidi i hidrogjenit shkakton efekte anesore te dhembet.
Si bëhet zbardhja e dhëmbëve?
Dentisti i tregon pacientit per procesin e zbardhimit, dhe pacienti mund t’i drejtoje pyetje dhe te marre pergjigje nga dentisti ne lidhje me zbardhimin.
Gingiva izolohet me nje material mbrojtes dhe me pas vendoset materiali zbardhues (xhel zbardhues), perbersit qe ndodhen te xheli zbardhues penetrojne te struktura e dhembeve duke bere te mundur zbardhjen e dhembeve. Ne menyre qe trajtimi te jape rezultatin e duhur, ai duhet te zgjase minimalisht 60 minuta ose 3 seanca nga 20 minuta secili. Gjate trajtimit, dentisti monitoron situaten duke modifikuar trajtimin per te evituar efektin e sensitivitetit te pacientit.
A duhet të kem ndjeshmëri gjatë dhe pas trajtimit?
Ndjeshmeria qe pacienti ka pas zbardhimit, i cili iken pas 24 oresh eshte i vetmi efekt anesor. Kjo ndjeshmeri nuk ndodh te te gjithe pacientet, varet nga vet struktura e dhembit, te pacient te ndryshem ndjeshmeria eshte e ndryshme, dikush me pak, dikush pak me teper.
Kujt nuk i rekomandohet zbardhimi i dhembeve.
- Adoleshenteve, nen moshen 16 vjece;
- Pacienteve qe jane alergjike nga peroxidi i hidrogjenit;
- Grate shtatzane;
- Pacientet qe i kane dhembet e prishura (duhet te mjekohen, dhe pas mjekimit te dhembeve behet zbardhimi).
Sa shpesh mund të zbardhen dhëmbët?
Nqs mbani nje higjene te mire te gojes dhe te evitoni konsumimin e lengjeve apo ushqimeve qe leshojne pigment te forte (kafe, vere te kuqe, cigare, etj) dhe te beni cdo 6 muaj nje pastrim te dentisti, atehere rezultatet e zbardhimit mund te zgjasin mbi 2 vjet.
Përse dhëmbët zverdhen?
Ngjyrat e dhembeve ndahen, ne te jashtme (extrinsic stain) dhe te brendshme (intrinsic stains). Ngjyrat e jashtme merren nga ushqimi qe konsumojme dhe jane me te thjeshta per t’u hequr me trajtimin e zbardhjes, kurse ngjyrat e brendshme mund te jene si pasoje e marrjes se tabletave te fluorit (fluorosis), tetraciklines (tetracycline stain) ne moshe te vogel (1-13 vjec, faze ne te cilen formohen dhembet). Ekzistojne edhe ngjyra te tjera te cilat kane origjine genetike por jane shume te rralla krahasuar me ngjyrat e siperpermendura.